Në prag të zgjedhjeve të kontestuara në Federatën e Futbollit të Kosovës, gjatë ditës së mërkurë dyshohet se ka ndodhur një rrahje mes të parit të FFK-së, Agim Ademi dhe punëtorit të këtij institucioni, Artan Govori.

Rastin për KOHËN e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, duke treguar se Govori është ende duke u intervistuar.

“Rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën për një rast sulmi, i cili ka ndodhë në zyrat e FFK-së. Lidhur me këtë rast aktualisht në stacion policor është duke u intervistuar pala ankuese. Për detaje njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Zgjedhjet për të parin e FFK-së, që do të mbahen më 6 prill, kanë nxitur mjaft debat në botën e futbollit. Në lidhje me këtë dyshohet se ka ardhur deri te konfrontimi fizik mes Ademit dhe Govorit.