Emir Sahiti ka gjetur golin në fitoren e thellë të Hajdukut të Splitit ndaj Lokomotiva Zagrebit me rezultatin 4:0.

Sahiti realizoi një gol të bukur në minutën e 62-të për rezultatin 4:0.

Sulmuesi i krahut në 24 ndeshje në elitën e futbollit kroat ka shënuar pesë gola dhe ka bërë tri asistime.

Te Lokomotiva e Zagrebit ndeshjen e kompletoi Jon Mersinaj, derisa Indrit Tuci u inkuadrua në minutën e 46-të të pjesës së dytë.

Në bankën rezervë ishin edhe Hajdin Salihu dhe Art Smakaj.

Për Hajdukun realizuan edhe Nikola Kaliniq, Filip Krovinoviq dhe Dario Melnjak.

Pas kësaj fitoreje, Hajduku i Splitit mban pozitën e tretë me 52 pikë.

Lokomotiva e Zagrebit pozicionohet në vendin e pestë me 36 pikë.