Barcelona dëshiron sulmuesin e Bayern Munich, Robert Lewandowski kjo dihet tashmë, por sipas asaj që raporton “Sport” thuhet se palët kanë arritur marrëveshjen mes tyre.

Kontrata aktuale e sulmuesit polak me skuadrën bavareze përfundon në vitin 2023 dhe klubi katalanas është i gatshëm t’i ofrojë  gjermanëve rreth 60 milion euro për të lënë të lirë sulmuesin e tyre.

Barcelona dhe Lewandowski kanë arritur një marrëveshje në parim për sa i përket zgjatjes së kontratës dhe pagës së lojtarit.