Humbja ndaj Atletico-s në Old Trafford (0-1) ishte e dhimbshme për tifozët e Manchester United, që nënkuptonte edhe eliminimin nga Liga e Kampionëve dhe zemërimin e tyre e shfrynin te trajneri i miqve Diego Simeone.

Kështu, eksperti argjentinas pas fitores u fut me vrap në tunel dhe teksa iu afrua daljes, drejt tij kanë fluturuar objekte të ndryshme, si dhe disa pije nga tifozët e United të cilët nuk e kanë pritur aspak mirë eliminimin.

Simeone neutralizoi plotësisht Cristiano Ronaldon, duke e bërë më të thjeshtë sfidën.

Në fund, Atletico triumfoi me 1-0 dhe kaloi në çerekfinale të Champions League dhe kështu tronditi Evropën edhe një herë.

Kujtojmë, ndeshja e parë u mbyll 1-1, kështu që goli i shënuar nga Lodi në minutën e 41-të largoi Djajtë e Kuq dhe e çoi Atleticon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.