Një çmenduri ajo që ndodhi pasditen e së shtunës në Modena, në ndeshjen mes vendasve dhe Imoleses e vlefshme për javën e 36 të grupit B të Serie C. Në fund të 90 minutave, me rezultatin e bllokuar në 1-1, kanarinat gjetën golin fitues falë portierit të tyre Riccardo Gagno, i cili praktikisht shënoi nga zona e tij e penalltisë.
Në minutën e 90 të ndeshjes Modena-Imolese, me emilianët të dëshpëruar për një gol që do të thoshte 3 pikë dhe një hap shumë i rëndësishëm drejt ngjitjes direkt në Serie B, portieri Riccardo Gagno u bë gati të niste një nga sulmet e fundit në portën e Imoleses. Gjithsesi goditja e 24 vjecarit ishte aq e fuqishme sa u kthye në një goditje të vërtetë në portë, e cila falë edhe një përplasje me fat befasoi portierin Rossi duke përfunduar në rrjetë.



























