Mesfushori Arijan Ademi ka shënuar gol që mund të jetë vendimtar në garën për titull të kampionit të Kroacisë. Me golin e Ademit, Dinamo Zagrebi fitoi 2:1 ndaj Rijekës, të dielën mbrëma në kuadër të xhiros së 30-të të elitës kroate.

Dinamo tani udhëheq me 63 pikë nga 29 ndeshje. Osijeku është i dyti me 51 pikë nga 30 ndeshje, ndërsa Hajduku i Splitit i treti me 56 pikë nga 29 ndeshje. Rijeka është vetëm e katërta me 55 pikë nga 30 ndeshje.

Rijeka, që ishte vendase, shënoi për 1:0 që në minutën e gjashtë. Shifrat u barazuan në minutën e 79-të, ndërsa Ademi golin e fitores e shënoi në minutën e 86-të.