Një nga lojtarët më të mirë të West Hamit, Manuel Lancini, i mbijetoi një aksidenti automobilistik për fat.

Ai është drejtuar nga një shofer pasditen e sotme, pas së cilës të dy janë përmbysur me një veturë Mercedes me vlerë 70 mijë paund.

Makina pothuajse u shkatërrua dhe zjarrfikësit mbërritën menjëherë në vendngjarje.

Fatmirësisht Lanzini ka dalë plotësisht i padëmtuar nga makina, por për masa paraprake është transportuar në spital.

Për më tepër, argjentinasi pritet të luajë për West Ham kundër Everton këtë fundjavë.