Manchester City barazoi mbrëmjen e kaluar 0-0 me Atletico Madridin duke siguruar plasmanin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, transmeton VAR Kosova.
Ndeshja mes Atletico Madrid dhe Manchester Cityt përfundoi me rezultat 0 me 0, me skuadrën angleze që kalon tutje pas fitores 1 me 0 në Angli.
Ishte një ndeshje e tensionuar dhe sipas BT Sport, futbollisti i Atletico Madrid, Stefan Savic ka sulmuar në tunel futbollistin e Manchester Cityt, Jack Grealish. Edhe futbollistë të tjerë janë përfshirë, derisa ka ndërhyre edhe policia.
Në video, vërehet edhe mbrojtësi kroat – Sime Vrslajko, i cili gjuan me peshqir drejt një ndihmësi të Cityt, ku edhe pas kësaj, situata filloi të tensionohet, por për fat të mirë, u ndalua më e keqja.