Real Madridi dhe Chelsea sonte e zhvillojnë ndeshjet e kthimit në kuadër të çerekfinales në Ligën e Kampionëve.
Stadiumi “Santiago Bernabeu” është vendtakimi i dy skuadrave me fillim nga ora 21:00.
“Mbretërit” kanë një përparësi të madhe në këtë sfidë, për faktin se ndeshjen e parë në Londër triumfuan 1:3, në një përballje ku shkëlqeu Karim Benzema që realizoi “het-trik”.
Në anën tjetër, Chelsea nuk është dorëzuar, megjithatë janë të vetëdijshëm se vetëm përmes një performance të jashtëzakonshme mund të sigurojnë “biletën” që dërgon në gjysmëfinale të ligës më prestigjioze evropiane për klube.
Dy trajnerët kur kanë mbetur pak më shumë se një orë deri në fillimin e duelit kanë vendosur për 11-shet më të mira që kanë në dispozicion për ta nisur takimin.
FORMACIONET ZYRTARE:
REAL MADRID: Courtois, Carvajal, Alaba, Nacho, Kroos, Benzema, Modriq, Casemiro, Valverde, Vinicius, Mendy.
CHELSEA: Mendy, Rudiger, Alonso, Thiago Silva, Kante, Kovaqiq, Werner, Loftus-Cheek, Mount, James, Havertz.