Ish kapiteni i Kombëtares së Kolumbisë, Freddy Rincón, ka vdekur në moshën 55 vjeçare pas plagëve të marra në kokë, transmeton VAR Kosova.

Rincon u aksidentua javën e kaluar kur vetura e tij u përplas me një autobus në Cali, Kolumbi.

“Pavarësisht përpjekjeve tona, Freddy Eusebio Rincón Valencia ndërroi jetë” – njoftoi doktori Laureano Quintero, ku po trajtohej Rincon.

Rincon ishte pjesë e skuadrave të njohura si Real Madridi, ku luajti dy sezona në “Bernabeu”, Napoli,  Corinthians.