Barcelona ka arritur marrëveshje për ta transferuar mesfushorin Carlos Soler këtë verë.“AS” ka raportuar të hënën se për shërbimet e Solerit, Barcelona do t’i paguajë Valencias 20 milionë euro.

Soler, i cili ka kontratë me Valencian deri në vitin e ardhshëm, te Barça po shihet si zëvendësim për Frenkie de Jongun.

Holandezi pritet të largohet nga Barcelona në fund të sezonit për 70 milionë euro. Soler vlerësohet ndër mesfushorët më të mirë në La Liga dhe pëlqehet shumë nga trajneri Xavi Hernandez