Vendimi i Thomas Tuchel për të mos përdorur Romelu Lukakun në ndeshjen e fund ndaj Evertonit ka bërë që mediat angleze të konfirmojnë largimin e sulmuesit këtë verë.

Sulmuesi belg nuk ka arritur të bindë trajnerin gjerman me paraqitjet e tij që prej transferimit nga Interi.Ndeshja e fundit kur Lukaku u aktivizua nga minuta e parë ishte në muajin shkurt ndaj Cyrstal Palace në Premier League.

Klubi anglez ka vendosur ta shesë në verë 28-vjeçarin që ka shënuar vetëm pesë gola në 28 paraqitje në Premier League.