David Alaba nuk ishte në gjendje të stërvitej të hënën dhe do të humbasë ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të Real Madridit me Manchester Cityn të mërkurën mbrëma.

Austriaku u detyrua të largohej në ndeshjen e parë të martën e kaluar dhe ai humbi ndeshjen e fundit ndaj Espanyolit shkaku i lëndimit.

Carlo Ancelotti duket se do të fillojë në qendër të mbrojtjes me Nacho Fernandez së bashku me Eder Militaon.

Alaba është lojtari i dytë me minutazhën më të madh të luajtur në sezonin e Real Madridit deri më tani, vetëm pas Eder Militao .