Transferimi i Erling Haaland te Manchester City ka limituar ndjeshëm minutat për Gabriel Jesus, me këtë të fundit që me shumë gjasa do të ndajë rrugët me “Qytetarët”.

Sulmuesi mund të qëndrojë në Premier League, teksa pritet të ndërrojë vetëm fanellë, me Arsenalin që kërkon shërbimet e tij.

“Topçinjtë” kanë bërë edhe ofertën për brazilianin, teksa i kanë ofruar 16 milionë euro në vit, ndërsa kjo mund të shkojë në 17 milionë euro nëse Arsenali arrin të kualifikohet në Champions League.