Futbollisti serb i Romas, Nemanja Matiq ka vizituar sot Manastirin e Deçanit në Republikën e Kosovës.

Lajmin e kanë dhënë mediat serbe derisa fotografi nga kjo vizitë ka ndarë edhe vet Matiq nëpër rrjetet sociale.

Matiq i cili  së fundmi u transferua nga Manchester United te Roma, shfrytëzoi pushimin veror për të vizituar Kosovë, derisa ka qëndruar në enklavat serbe ku ishte në Manastirin e Deçanit dhe atij të Graqanicës.