Pas përgatitjeve në Mitrovicë, basketbollistët e Kosovës U18 kanë udhëtuar në Rumani për garat ndërkombëtare.

Përzgjedhësi i kësaj grupmoshe, Ilir Selmani ka shpallur listën përfundimtare për FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni B. Kjo garë mbahet nga 29 korriku deri më 7 gusht.

Dardanët e rinj janë në grup me Holandën, Bullgarinë, Gjeorgjinë, Norvegjinë dhe Bosnje e Hercegovinën.

May be an image of text