Klan Arena ka dalë me një njoftim, rreth eventit të Kosova Fighting Series 2 & Unikkatil, në të cilin shpreh keqardhje për ngjarjen e djeshme, ku mungoi rep-artisti, Unikkatil.
Në njoftimin e saj, Klan Arena, sqaron se nuk ka qenë organizatore, por vetëm ofruese hapësire për palën e tretë. Dhe në këtë cilësi i siguron pjesëmarrësit se do të angazhohet që të gjithë të pranishmit në eventin e djeshëm, të cilët kanë blerë bileta përmes platformës së saj dhe pikave të Artmotion, të rimbursohen.
Për më shumë lexoni të plotë njoftimin:






























