Xherdan Shaqiri ka dhuruar spektakël në fitoren e skuadrës së tij, Chicago Fire në Major League Soccer

Chicago fitoi ndaj Charlotte me rezultat të ngushtë 3-2.Një nga më të mirët ishte padyshim Shaqiri, i cili asistoi në dy prej tre golave që i shënoi skuadra amerikane.

Ai, pas këtyre dy asistimeve, ka arritur në kuotën e 11 asistimeve në total, teksa ka shënuar edhe katër gola.