Portieri amerikan Gabriel Slonina ka kompletuar transferimin e përhershëm te Chelsea.
18-vjeçari do të qëndrojë te Chicago Fire deri më 1 janar, para se t’i bashkohet kampit të Bluve.
Slonina ka nënshkruar kontratë gjashtëvjeçare me Chelsean.
Slonina ishte nënshkrimi më i ri në historinë e Chicago Fire. Në moshën 14-vjeçare nënshkroi kontratën e parë profesionale.
Ai është edhe portieri më i ri që ka startuar në një ndeshje të MLS në moshën 17 vjeç e 81 ditë.





























