Nga e hëna (sot), e deri me 13 nëntor, Xherdan Shaqiri do të stërvitet me skuadrën e Luganos. Lajmi është konfirmuar nga klubi zviceran. Shaqiri do të përgatitet me ekipin e Superligës së Zvicrës për të qenë gati për Kampionatin Botëror që do të mbahet në Katar nga 20 nëntori e deri 18 dhjetor.

Për t’u stërvitur te Lugano, është dashur edhe leja e klubit ameriakn Chicago Fire. Pierluigi Tami, drejtori i ekipeve kombëtare të Zvicës, shprehet shumë i kënaqur me mikpritjen e Luganos.

“Ne i jemi shumë mirënjohës Luganos dhe Chicago Fire për këtë mundësi. Kur klubet ofrojnë mbështetje për federatën dhe kombëtaren tonë, është një gjest i bukur për futbollin zviceran në tërësi”, tha Tami.