Xherdan Shaqiri do të bëhet lojtar i i parë me prejardhje shqiptar që paraqitet në katër (4) Kampionate Botërore, transmeton VAR Kosova.
Shaqiri, i cili është lindur në Gjilan, sot pritet ta luajë ndeshjen e 110-të për Zvicrën në sfidën hapëse të grupit G, kundër Kamerunit. 31 vjeçari është duke iu afruar rekordit të Heinz Hermann, për më së shumti paraqitje (118), i cili ka qëndruar që 30 vjet.
Shaqiri, i cili ka shënuar 26 gola ndërkombëtarë, foli për perspektivën e përballjes sërish me Brazilin të hënën e ardhshme në një intervistë për The Athletic. Në Kupën e mëparshme të Botës në Rusi, kombet barazuan 1-1 në fazën e grupeve. Këtë herë, ai do të ribashkohet me ish-bashkëlojtarët e Liverpoolit, Alisson dhe Fabinho.
“Unë kam pasur gjithmonë marrëdhënie të mira me ata djem dhe do të jem i lumtur t’i shoh përsëri,” thotë ai.
“Ne e dimë cilësinë e Brazilit. Ata janë një nga favoritët më të mëdhenj për të fituar Kupën e Botës. Njerëzit e tyre kanë pritur një kohë të gjatë për këtë (triumfi më i fundit i Brazilit në Kupën e Botës ishte 20 vjet më parë). Por skuadrat më të vogla po përmirësohen dhe Brazili do të ketë më shumë presion se ne. Ne do të përpiqemi ta bëjmë sa më të vështirë për ta.
“Historia ime me Brazilin është e bukur. Kur isha i ri, Ronaldo Nazario ishte gjithmonë idhulli im i madh. Dhe Brazili 2014 ishte Botërori më i mirë për mua deri më tani. Më pëlqeu shumë. Aty shënova hat-trick tim.

“Ishte një nga momentet më të mira në karrierën time. Ishte shumë nxehtë në Manaus, por ishte një ditë e mrekullueshme që nuk do ta harroj kurrë. E kam ende topin nga viti 2014 në shtëpi. Një kujtim i mrekullueshëm.”
Në pyetjen se cili është më i mirë, Ronaldo apo Messi, Shaqiri nuk dha një përgjegjie konkrete duke vlerësuar të dy futbollistët.
“Kjo është gjithmonë një pyetje e mirë për të gjithë,” thotë ai.
“Këta dy djem, ajo që kanë bërë për futbollin gjatë 20 viteve të fundit, është e pabesueshme. Nuk e di nëse dikush do të vijë sërish si ata. Është diçka e jashtëzakonshme.
“Ata janë idhuj të mëdhenj për shumë lojtarë të rinj. Për mua, ata janë të dy atje me (Diego) Maradona dhe Pele. Ata janë në të njëjtin nivel me ta.
“Kjo është Botërori im i katërt dhe mezi pres të filloj. Brazili dhe Franca janë favoritë të mëdha, ndërsa Gjermania është një ekip turneu dhe Spanja gjithashtu. Shumë skuadra të mira.
“Grupi ynë është shumë i fortë. Na duhen tre paraqitje të mira për të kaluar në raundin tjetër. Ky është qëllimi ynë i parë. Më pas do të shohim se çfarë do të ndodhë.”