Frika më e madhe e të gjithë fansave të Messit është momenti që ai do të vendos për t’i varur këpucët në gozhdë, por superylli argjentinas nuk e ka ndërmend të pensionohet në të ardhmen e afërt.

Në një reklam të sapo publikuar pas fitimit të Kupës së Botës, i vetmi trofe të cilin nuk e kishte fituar në karrierë, Messi thotë se ka vendosur t’i var këpucët në mur… deri në ndeshjen tjetër.

“Kur ke arritur gjithçka çfarë ke ëndrruar… dhe fiton trofeun e fundit që kishte mbetur për tu fituar, e pyet vetën nëse është momenti për t’i varur këpucët në mur. Po, por vetëm deri në ndeshjen tjetër.