Sfida e Tottenham kundër Arsenalit nuk kishte si të mbyllej pa një përplasje.

Në përfundim të ndeshjes, protieri i Arsenalit Ramsdale u përfshi në një përplasje me Richarlison dhe një tifoz të Tottenham.

Lojtarët i ndanë dhe kështu Arteta shkon te portieri i tij dhe e merr për ta qetësuar. Por në momentin që të gjithë ishin duke u larguar nga fusha, Granit Xhakës nuk i del inat për atë që i bënë shokut të tij të skuadrës dhe niset me shpejtësi drejt grupit të lojtarëve të Tottenham, ku raportohet se e kishte me Richalrison.

Në moment, Arteta e sheh Xhakën e nxehur dhe vrapon me shpejtësi për ta ndalur atë. Ky moment, është komentuar shumë nëpër rrjetet sociale. Theksohet zemra dhe shpirti luftarak i Xhakës për të qenë i gatshëm në ndihmë për shokët e tij, dhe Arteta që e njeh shumë mirë mesfushorin e tij dhe që nxiton për ta ndalur që mos të ndëshkohej me ndonjë karton apo edhe më tepër nëse do agravonte situata.