Wolverhampton Wanders dhe trajneri spanjoll Julen Lopetegui ndihen me të drejtë të penalizuar pas një gabimi nga dhoma e VAR-it në sfidën kundër Liverpoolit në kuadër të FA Cup, ku u anulua një gol në fund të takimit, transmeton VAR Kosova.
Sfida përfundoi 2-2 por Wolverhampton shënoi edhe një gol të rregullt përmes Toti Gomes i cili u anulua për pozitë jashtë loje.
Në fakt, pozicioni offside nuk u dha për Gomes i cili shënoi por për mesfushorin portugez, Matheus Nunes nga gjyqtari anësor.
Dhoma e VAR-it nuk mundi pastaj të anulonte vendimin e gjyqtarit në fushë, për faktin se kamera ishte fokusuar vetëm në zonën e rreptësisë dhe nuk shihej se në çfarë pozicioni ndodhej Nunes, i cili kishte harkuar nga këndi.

Nunes del një sekond më vonë në fokus në pozitë të rregullt por që nuk mund të merrej parasysh pasi topi veçse ishte larguar nga ai.

Mungesa e pamjes së kamerës, ose thënë më saktë “zoom” i kamerës mundësoi që të anulohej një gol i rregullt i Wolverhampton, i cili mund të kishte eliminuar Liverpoolin nga FA CUP.





























