Granit Xhaka është duke kaluar një sezon fantastik në Premier Ligë me Arsenalin, transmeton VAR Kosova.

Xhaka së fundmi është pyetur nga transferi i ri i Arsenalit, Jorginho, për rekomandime për restorante pas kalimit në Londrën veriore nga Chelsea.

Në një intervistë të dhënë për faqen zyrtare të Arsenalit, Jorginho tregoi se Granit Xhaka jo vetëm që ia rekomandoi një restorant, por ai edhe bëri rezervimin dhe pagoi për të.

“E pyeta një ditë se ku mund të shkojë për darkë këtu dhe ai bëri rezervimin për mua dhe nuk më la të paguja. Unë i thash oh, faleminderit shumë” – tha Jorginho.