Zlatan Ibrahimoviç nuk u përfshi në listën e Milanit në Champions League për shkak të një zgjedhjeje teknike.
Suedezi, i cili ditët e fundit ka ngritur aq shumë nivelin e stërvitjes së tij, sa që mund të fillojë punën në grup në një kohë shumë të shkurtër, ka qenë i dëmtuar për një kohë të gjatë.
Sipas “Milannews”, arsyetimi i Piolit ka qenë se ai ka dashur të grumbullojë lojtarët që kanë minuta loje në këmbë dhe janë të gatshëm fizikisht.