Lëndimi i një prej lojtarëve kryesorë te skuadra e Paris Saint-Germainit do ta rrezikojë vazhdimësinë e parisienëve në Ligën e Kampionëve.
PSG-ja nuk do ta ketë Kylian Mbappen për ndeshjen e parë të fazës nokaut në “Champions” ndaj Bayern Munichut.
Mbappe u lëndua në fitoren 3:1 ndaj Montpellierit në mesjavë dhe do të mungojë tri javë.
Mungesa e tij mund të ndikojë edhe në vazhdimësinë e PSG-së në elitën e futbollit francez.
Të shtunën, PSG-ja e hap xhiron e 22-të të Ligue 1 me ndeshjen ndaj Toulouset. Kjo ndeshje luhet prej orës 17:00.
Mbappe do të mungojë në këtë ballafaqim, por dyshohet se ai do t’i humbë edhe dy duele tjera të ligës dhe një të Kupës së Francës.
PSG-ja ka 51 pikë dhe kryeson me pesë pikë më shumë se skuadra e vendit të dytë, Marseille.
Mbetet të shihet nëse trajneri Christophe Galtier do t’i japë rastin sërish 16-vjeçarit Warren Zaire-Emery, i cili shënoi gol në duelin e fundit në Ligue 1, kundër Montpellierit.