Augsburgu me shumë gjasë do ta shfrytëzojë opsionin e blerjes së kartonit të sulmuesit shqiptar, Mërgim Berisha.
Berisha aktualisht është i huazuar nga skuadra e madhe turke, Fenerbahçe. Megjithatë, drejtori menaxhues i Augsburgut, Stefan Reuter, ka thënë se po e shqyrtojnë këtë mundësi.
“Ne ende kemi kohë, por natyrisht se po e shqyrtojmë mundësinë”, ka thënë të shtunën Reuter për “Munich Evening Newspaper”.
Berisha në 18 ndeshje ka realizuar shtatë gola e katër asistime në këtë edicion, në të gjitha garat.





























