Gabriel Magalhaes u pa duke bërtitur furishëm ndaj Granit Xhakës gjatë fitores së Arsenalit ndaj Fulham të dielën, me Football London që raporton se qendërmbrojtësi brazilian ishte i pakënaqur me zviceranin gjatë pjesës së dytë.
Topçinjtë bënë një tjetër hap në përpjekjet e tyre për titullin e Premier League pas fitores kundër Fulhamit në Craven Cottage.
Por një moment që u kap nga kamera ishte kur mbrojtësi brazilian, Gabriel i bërtiti Xhakës që të mbrohej më mirë në pjesën e dytë.
Ky moment ishte i rëndësishëm me Xhakën që u fokusua më shumë në aspektin defanziv, duke mbajtur të sigurtë portën e Ramsdale.





























