Thomas Muller ka folur pas kualifikimit të Bayernit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, transmeton VAR Kosova.
“Kundër Messit, gjërat gjithmonë shkojnë mirë në të gjitha nivelet për sa i përket rezultateve”, tha Muller për gazetarin e Kicker, Georg Holzner.
“Në nivel klubi, Cristiano Ronaldo ishte problemi ynë kur ishte në Real Madrid. Por unë kam respektin më të madh për performancën e Messit në Kupën e Botës. Performanca individuale e Messit në Kupën e Botës ishte e mahnitshme. Ai mbajti të gjithë skuadrën. Nuk është aq e lehtë të luash në një ekip si PSG. Është e vështirë për të arritur një ekuilibër vërtet të mirë ekipor” – tha Muller





























