Napoli është zyrtarisht fitues i Serie A për herë të 3-të në histori.

Skuadra e Spalletiti barazoi 1-1 ndaj Udineses në javën 33 të kampionatit italian, ndërsa kanë mbetur edhe 5 ndeshje nga fundi.

Pjesë e këtij triumfi është edhe kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, i cili bëhet futbollisti i parë që luan për Kosovën i cili fiton titullin në një nga 5 ligat më të forta evropiane.

Në vitin 2010 teksa luante me te rinjte e Drenicës në qytetin e Skënderaj, Kosovë, kurre nuk do ta kishte imagjinuar, as në ëndërrat më të bukura, se pas 13 vitesh do të shpallej KAMPION ITALIE…Por, jeta, karriera dhe futbolli shpesh sjellin surpriza, befasi, por sidomos mrekulli. Duhet thjesht t’i ndjekësh, të punosh dhe ëndërrosh. Djaloshi nga Prishtina ia doli dhe e bëri si protagonist, si titullar, si pikë e fortë e mbrojtjes së Napolit…Një aventurë e cila kaloi në Shqipëri (te Partizani), në Kroaci (te RNK Split, Dinamo Zagreb dhe Lokomotiv Zagreb) për të vazhduar në Itali (te Verona dhe më pas Napoli)