Rafael Leao ka arritur akordin e shumëpritur për rinovimin e kontratës me Milanin. Ylli i kuqezinjve do të vijojë të jetë pjesë e kuqezinjve deri në vitin 2028, raporton GDS.
23-vjeçari, prania e të cilit në derbin ndaj Interit është në dyshim, ka firmosur kontratën e re. Dëshira e tij për të qëndruar ishte e madhe, njësoj si e gjithë popullit milanist.
Leao i rezistoi “presionit” nga Real Madrid dhe Chelsea, që ishin gati t’i plotësonin çdo dëshirë për ta pasur pjesë të tyre.





























