Mallorca ka pësuar humbje prej 2-1 si mysafir i Gironas në ndeshjen e xhiros së 33-të në La Liga.
Golin e vetëm të ndeshjes për Mallorcan e shënoi Vedat Muriqi, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë në minutën e 80-të.
Ky ishte goli i 13-të këtë sezon në La Liga i Vedat Muriqit, i cili ka realizuar edhe tri asistime.
Në 31 golat që ka shënuar Mallorca këtë sezon, Muriqi ka qenë i përfshirë në gjysmën e tyre (48%).
Aktualisht, sulmuesi nga Prizreni është në vendin e 5-të të listës së golashënuesëve më të mirë në La Liga.
