Sipas raportimeve të “La Gazzetta dello Sport”, Juventus është futur në garë për të fituar shërbimet e kartonit të sulmuesit shqiptar, Stiven Shpendi.
19-vjeçari ka shkëlqyer me Cesena në Serie C, duke shënuar 12 gola në 29 ndeshje.
Për sulmuesin e kombëtares shqiptare U21, nuk është vetëm Juventus që interesohet, por në garë është edhe Empoli me Leçen, transmeton abcnews.





























