Kosova është duke luajtur ndaj Bjellorusisë, shansin e fundit për të mbetur në lojë për vendin e dytë në Grupin I kualifikues të Euro 2024.
Trajneri Alain Giresse ka qenë i detyruar të bëjë një ndryshim në formacion për sfidën e Budapestitit.
Në pozicionin e sulmuesit të djathtë, për shkak të problemeve fizike të Milot Rashicës dhe Edon Zhegrovës, francezi i ka dhënë një fanellë titullari Rrudhanit.
Pjesa e parë ka përfunduar pa gola ndërkohë për Kosovën është lënduar Leart Paqarada, i cili u zëvendësua nga Ermal Krasniqi.






























