Mbrojtësi Joshko Gvardiol pritet të jetë përforcimi i madh i Manchester Cityt gjatë këtij afati kalimtar.
“The Sun” ka njoftuar të enjten se City i ka bërë me dije Leipzigut se është gati të paguajë 100 milionë euro për transferimin e kroatit.
Ai është njëri prej mbrojtësve më të vlerësuar në Evropë dhe po kërkohet me ngulm nga trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola.
Krahas Cityt, interesim për të kanë shfaqur edhe Real Madridi e Bayerni, por oferta e ekipit anglez duket se ka mposhtur konkurrencën për reprezentuesin e Kroacisë.
21-vjeçari ka kontratë me Leipzigun deri në vitin 2027, ndërsa në Bundesligë luan prej vitit 2021.





























