Mallorca arriti një fitore të thellë në miqësore kundër skuadrës austriake të Ried, me rezultatin 0-9.
Protagonist në këtë sfidë ishte padyshim dhe sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, i cili gjeti dy herë rrugën e rrjetës në fillimin e pjesës së dytë.
Në minutën e 47’, 29-vjeçari mori një top shumë afër portës dhe i pamarkuar nga asnjeri me portën e boshatisur e shtyu drejt rrjetës për të shënuar golin e pestë.





























