Ndonëse ishte në finalen e Ligës së Kampionëve, Interi ishte shumë afër kolapsit financiar këtë sezon, raportojnë mediat italiane.

Në fakt, vetëm shitja e Marcel Brozovic në Al Nassr për 30 milionë euro dhe Andre Onana në Manchester United për 55 milionë euro bëri që Interi të vazhdojë operimin për sezonin 2023/2024.

Përkundër telashave financiare, Interi këtë sezon është duke shkëlqyer, me skuadrën e Simone Inzaghit në vendin e parë në Serie A, teksa janë kualifikuar edhe në 1/16 e Ligës së Kampionëve, ku do të luajnë kundër Atletico Madridit.

Image