Drejtuesit e skuadrës së Paderbornit e kanë parasysh se do ta kenë mision të vështirë për ta mbajtur mesfushorin Florent Muslija me t’u hapur afati kalimtar i janarit. Mirëpo te Paderborni tashmë kanë ndërmarrë një veprim në këtë aspekt pasi kanë njoftuar skuadrat e interesuara për çmimin e 25-vjeçarit. Paderborni që bën gara në Bundesligën 2, tashmë ka marrë ofertë zyrtare nga Bochumi i Bundesligës, si dhe disa skuadrave të tjera të elitës gjermane për Muslijën, të cilat i ka kthyer prapa.

Edhe pse nuk i ka bërë publike ofertat për mesfushorin e Kosovës, Paderborni ka bërë të ditur se Muslija nuk do të largohet në afatin kalimtar të janarit “për pak para”. Te Paderborni po kërkojnë ta paktën tre milionë euro për ta lënë të lirë Muslijën në muajin e ardhshëm. Muslija ka tërhequr vëmendjen e skuadrave të Bundesligës pas paraqitjeve të mira që në pjesën e parë të këtij edicioni i pati me fanellën e Paderbornit.