Trajneri spanjoll Roberto Moreno, pritet që ta vizitojë së shpejti Kosovën.

Ai është njëri nga emrat më të përfolur për ta marrë drejtimin e Kombëtares së Kosovës në futboll.

Moreno do të vijë për të parë nga afër kushtet e punës, stadiumin por edhe pjesët e tjera përberëse që do ta presin atë si trajner.

Ardhja e tij u konfirmua për Klankosova.tv nga një burim.

“Sigurisht, do të njoftojmë ditën që vjen”, tha ai.

Spanjolli thuhet se pas kësaj do të kthejë përgjigjen, nëse pranon të jetë selektor i “Dardanëve” apo jo?

Javë më parë, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, kishte zhvilluar një takim me strategun spanjoll, në Stamboll.

Kosova është ende në kërkim të një trajneri, pas largimit të Primozh Glihas, i cili udhëhoqi ekipin në disa ndeshje gjatë fazës kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, që vitin tjetër pritet të mbahet në Gjermani.