Albion Rrahmani është ftuar për herë të parë te Kosova pas lëndimit që e pësoi në ndeshjen kundër Andorrës.
Ftesën e Kosovës për Rrahmanin e ka bërë të ditur të enjten klubi i Rapid Bukureshtit.
Kosova më 22 mars luan miqësore ndaj Armenisë në Yerevan, kurse më 26 mars ndaj Hungarisë në Budapest.
Rrahmani është një prej lojtarëve më në formë në Rumani. Për Rapidin 23-vjeçari në Superligën e Rumanisë ka shënuar 13 gola dhe ka asisutuar tri herë.





























