Më pak se 100 ditë kanë mbetur deri tek fillimi i kampionatit evropian i cili do të mbahet në Gjermani.
Me këtë rast, gazeta e njohur zvicerane Blick, ka bërë një analizë rreth formacionit të mundshëm të kombëtares së Zvicrës, për ndeshjen e parë ndaj Hungarisë.
Sipas kësaj gazete, nga futbollistët shqiptar që janë ftuar vetëm futbollisti i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, do të jetë pjesë 11-shes së Murat Yakin, për këtë lojë.
Xherdan Shaqiri, pritet të mbetet jashtë, për shkak se ai luan në Amerikë dhe nuk është në formën e duhur momentalisht.
Në formacionin startues ndaj hungarezëve mund të paraqiten këta futbollistë:
Sommer; Widmer, Akanji, Elvedi, Rodriguez; Zakaria, Xhaka, Freuler; Vargas, Embolo, Okafor Kombëtarja helvetike është në grupin A bashkë me nikoqirin, Gjermaninë, Skocinë dhe Hungarisë.





























