Liga e Kampionëve të UEFA-s 2024/25 do të jetë e para sipas formatit të ri të fazës së ligës me 36 ekipe, me dy nga katër vendet shtesë që do të plotësohen nga vendet evropiane të performancës.
Vendet Evropiane të Performancës do t’u shkojnë shteteve me performancën më të mirë kolektive nga klubet e tyre në garat e klubeve të meshkujve të UEFA-s të sezonit të kaluar. Pra, dy shtete do të fitojnë secila nga një vend automatik në fazën e Ligës (‘Pika e Performancës Evropiane’) për klubin që renditet në vendin e pestë në ligë.
Aktualisht, Italia dhe Gjermani janë në vendet e para të Performancës, dhe kështu mund të marrin një vend extra në Ligën e Kampionëve.
2023/24 Konficienti
1. Italia: 116.000 pikë
2. Gjermania: 108.500
3. Anglia: 117.000
4. Franca: 86.500
5. Spanja: 107.500
6. Çekia: 52.000
7. Belgjika: 62.000
Roma dhe Leipzig (që ndodhën në vendet e pesta në liga respektive) aktualisht do të fitojnë secila një vend automatik në fazën e Ligës përmes pikave evropiane të performancës.





























