I lumtur me fitoren 1:0 ndaj Austrisë U19 ka qenë pas ndeshjes selektori i grupmoshës U19 të Kosovës, Adil Maliqi.

Kosova U19 fitoi ndaj Austrisë në ndeshjen e parë të raundit elitar për kualifikim në Kampionatin Evropian që organizohet në këtë verë.

“Jam shumë i lumtur për fitoren unë stafi dhe të gjithë futbollistët, e kemi merituar këtë fitore sepse kemi luajtur me pasion dhe me zemër. Nuk isha shumë i kënaqur me performancën por kjo vjen si pasoj e vetëm një stërvitjeje të zhvilluar. Pres që kundër Spanjës performanca do të jetë shumë më e mirë se ajo ndaj Austrisë. E rëndësishme është se ne i sollëm tre pikë në shtëpi. Mendoj se e merituam fitoren pavarësisht se Austria krijoi më shumë raste se sa ne. Ne dhamë gjithçka dhe e arritëm qëllimin”, ka thënë përzgjedhësi Maliqi për faqen zyrtare të FFK-së.