Klubi futbollistik ‘Drenica’, ka njoftuar publikun që, Bordi i klubit ka vendosur unanimisht ta nderpresë bashkëpunimin me trajnerin Gani Sejdiu, siç u tha përmes një komunikate për shtyp se deri ty ky vendimi erdhi pas analizimit të rezultateve në përgjithësi si ndeshjen e fundit ndaj FC Phoenix në veçanti, transmeton VAR Kosova.
Klubi i Drenicës gjendet aktualisht në pozitën e katërt në Ligën e Parë të Kosovës, duke mbetur me pak gjasa për rikthim në Superligë.
Pas shkarkimit të Sejdiut , drejtuesit e klubit Drenica kanë arritur marrëveshje me trajnerin vendas Afrim Jashari, më të cilin janë dakorduar që të vazhdojnë bashkëpunim deri në fund sezonit.
Jashari është prezantuar para futbollistëve dhe ka filluar menjëherë stervitjet me ekipin.
“Ne i deshirojmë mirë se ardhje trajnerit Afrim Jashari duke i uruar suksese me ekipin” – thuhet në njoftimin e Drenicës.