Gjashtëmbëdhjetë vjeçari, Bleon Kurtulus debutoi në Ligën e Suedisë për Halmstads BK, duke mposhtur Hammarbyn, klub në të cilin luan vëllai i tij i madh, Edvin Kurtulus, transmeton VAR Kosova.
Pas përfundimit të ndeshjes, Bleoni u mbush në lot duke përqafuar vëllain e tij të madh.
Vëllëzërit Kurtulus janë me origjinë nga Prizreni i Kosovës, teksa Edvini ishte paraqitur në 12 ndeshje për Kosovën U21, para se të vendoste të përfaqësonte kombëtaren e Suedisë, për të cilën është paraqitur në katër ndeshje.





























