Ylli kosovar i Lille, Edon Zhegrova, ka ndryshuar agjentin, transmeton VAR Kosova.

Lajmi është bërë i ditur nga gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, i cili ia ka dedikuar një postim në llogarinë zyrtare në X (ish Twitter) talentit të Lille.

“Talenti i Lille, ka ndryshuar agjent duke iu bashkuar Hasan Çetinkaya/HCM”.

Anësori kosovar këtë sezon ka shënuar 11 gola dhe asistuar 9 herë në Ligue 1