Reprezentuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ishte më i merituari që Mallorca mori një pikë të madhe nga Cadizi.
Muriqi gjeti rrugën e golit pas 10 ndeshjeve “abstenim”. Për këtë gol dhe pikën e siguruar, Vedat Muriqi u shpall “MVP” i ndeshjes.
Ishte minuta e 12-të kur shtatlarti nga Kosova hidhet në ajër e nga rreth 10-11 metra shënoi me kokë për 0:1 pas harkimit të sllovakut Martin Valjent.
Mallorca renditet në vend të 16-të me 32 pikë





























