Kanë mbetur edhe pakë ditë deri në fillim të Kampionatit Evropian ‘Euro 2024’.
Sigurisht që gjithë shqiptarëve iu intereson Grupi B, aty ku bënë pjesë Kombëtarja e Shqipërisë së bashku me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë.
Legjenda angleze e futbollit, Jamie Carragher ka folur për këtë grup, ku ka parashikuar një befasi të madhe.
sh-mbrojtësi i Liverpoolit e ka renditur në pozitën e fundit Shqipërinë, derisa befasia është se Italinë e sheh duke u eliminuar nga faza e grupeve edhe pse janë kampionët në fuqi të Evropës.
“Grupi më i bukur dhe ekuilibruar është ai i Spanjës, Kroacisë dhe Italisë. Gjithçka do të vendoset në ndeshjet e fundit. Gjithsesi, unë mendoj se në fund do të kualifikohen Spanja si vend i parë dhe Kroacia si e dytë”, tha Carragher.




























