Hiphop artisti nga Tirana, Rio Zaffa, ka publikuar kengën e tij më të re.

Rio ka vendosur që t’ia kushtojë këto vargje e tinguj kombëtares së Shqipërisë.

Zaffa me këto tinguj ka shprehur dashurinë dhe mbështetjen e madhe për skuadrën kombëtare që drejtohet nga përzgjedhësi brazilian Sylvinho.

Kjo këngë pritet të jetë si jehonë gjatë gjithë qëndrimit të skuadrës në Gjermani.

Skuadra kombëtare tashmë është akomoduar në Gjermani për ndeshjet e Kampionatit Evropian “Euro2024”.